Te gjitheve na ka qelluar qe te perfshihemi aq shume ne produktin/sherbimin tone, sa te harrojme qellimin kryesore,ta sjellim ate prane klientit. Per ta sjelle kete produkt qe ne kemi investuar aq shume prane klienteve, duhet te menduar nje strategji marketingu. Me rritjen e qasjes ne internet si dhe aksesin ne rrjetet sociale, vijne edhe mundesite per te targetuar klientet tane me kosto minimale.
Reklamimi i biznesit tuaj ne internet eshte nje domosdoshmeri. Ai nuk sjell vetem qasjen drejt nje audience te re por na mundeson edhe forcimin e mardhenjeve me klientet tane aktual. Bota sot eshte shume dinamike dhe ne te njejten menyre sic ndikon inflacioni ne politikat makro, ne te njejten menyre ndikohet edhe fuqia e biznesit tone. Ne menyre direkte ne duhet te kuptojme qe ne biznes nuk ka gjendje stabel per biznesin. Fazat qe nje biznes mund te kaloje eshte Rritje e qendrueshme, Rritje eksponenciale apo humbje.
Nje sipermarres duhet te mendoje ne cdo moment menyra per rritjen e qasjes tek klientet potecial. Duke krijuar strategji marketingu te cilat mund te jene offline apo ne marketingun digjital. Ne kete artikull ne do te fokusohemi tek reklamimi online dhe do te japim disa strategji apo menyra per te krijuar planin tuaj.
Nje ndermarrje e sukseseshme eshte nje ndermarrje qe harmonizon disa disiplina, harmonia midis ketyre disiplinave sjell edhe rritjen ne biznes. Marketingu online eshte gjithashtu nje ndermarrje qe mund te konsiderohet si nje biznes ne nje kryqezim.
Si funksionon digital markteing
Rruget e ketij kryqezimi perfaqsojne drejtimet nga ku ne mund te marketojme te cilat jane SEO, Email Marketing, Social Marketing, PPC etj. Ne menyre qe ne te prekim sa me shume kliente duhet te targetojme te gjitha keto rruge duke u bazuar tek “clientet” qe udhetojne tek secila rruge.
Nese mendoni te reklamoni biznesin tuaj online, duhet te pregatiteni per nje rrugetim te gjate. interesante dhe shpesh here edhe rraskapites. Cdo klient zakonisht ka nje hapesire prej 5x10cm (smartphone) dhe dhjetra biznese konkurojne qe te jene ne ate hapsire. Ne menyre qe ju te triumfoni dhe te merrni hapsiren tuaj, ajo perkthehet ne kosto.
A eshte kjo menyra e duhur per te marketuar biznesin online? Sic e thame edhe me siper ne duhet te konkurojme ne disiplina te ndryshme. Marketimi direkt sjell drejt biznesit tone me shume brandawareness na ndihmon te njohim tregun dhe te planifikojme te ardhmen tone.
Te gjithe ne e kemi degjuar shprehjen “Ne vendin e duhur & ne momentin e duhur”. qe lidhet me momente qe vijne rrale ne jeten tone. Por ne boten e marketingut digital kjo nuk eshte e vertete. Ne kemi mundesi qe jemi ne vendin e duhur gjithmone. Duke pritur klientin i pari, duke qene prane klientit ne cdo moment.
Biznesit i nevojiten energji te reja, dhe kjo sigurohet duke qene dinamik. Duke krijuar nje strategji marketingu qe i pergjigjet nevojave te biznesit. Dhe me e rendesishme duke i ofruar eksperiencen maksimale klienteve tane.