Cfare duhet pasur parasysh ne ndertimin e nje faqe webi

faqe webi website

Faqe webi apo sic quhet ndryshe website eshte biznesi yne online. Dhe si cdo biznes duhet te ofroje eksperiencen me te mire te mundshme tek klientet e tij por edhe nje produkt te plote. Ne menyre qe ne te kemi nje website te suksesshem per biznesin tone duhet te kujdesemi te ofrojme eksperiencen maksimale tek perdoruesit, si dhe te promovojme produktin tone ne menyre te denje.

Cdo biznes duhet te jete i perfaqesuar online, tani fare mire u theksua edhe nga periudha e pandemise se COVID-19. Nje profil i biznesit tone online sherben per te arritur ne kliente te rinj, per te ber nje prezantim te biznesit apo edhe vetem per te treguar nje qasje tjeter ne menyren se si ne e drejtojme biznesin.

Kur na nevojitet nje faqe webi?

  • Kemi nevoje te prezantojme biznesin tone ne nje publik me te gjere
  • Kur duam te krijojme fushata marketingu per biznesin tone, eshte nje element qe ndihmon rritjen conversion rate.
  • Kur kemi nje biznes specifik dhe me nje shtrirje te gjere gjeografike, mund te na ndihmoj qe te prezantohemi ne cdo vend.
  • Kemi nje biznes dhe duhet te prezantojme punimet tona
  • Duam te forcojme lidhjen mes klienteve dhe biznesit tone.
  • Duam te arrijme me shume kliente dhe te forcojme brand awareness per biznesin tone

Bazuar nga rregullat kryesore te marketingut prezantimi online me nje faqe webi eshte i nevojshem per mbi 82% te bizneseve. Por a sjell faqa e webit gjithmone perfitime per nje biznes? Bazuar ne kostot aktuale qe ka ndertimi dhe mirmbajtja e nje faqe webi ne mund te themi se ajo eshte lehte e perballueshme nga shumica e bizneseve. Por financat direkte nuk jane gjithmone rasti kur biznesi yne ka humbje. Rasti kryesor eshte nje faqe jo funksionale apo nje faqe qe nuk ofron eksperiencen e duhur tek konsumatoret e tij.

Cfare duhet te kemi parasysh kur ndertojme nje faqe webi

Ne duhet te kujdesemi qe webi te na prezantoj denjesisht online, duke qene se ajo do jete pasqyra jone ne nje market te gjere. Per te ndertuar nje web te suksesshem duhet te tregojme kujdes qe te permbushim kushtet e meposhtme.

  • Faqe te shpejte, ne menyre qe te mos kemi bounce rate apo humbje ne vizitore
  • Faqe responsive per mobile, faqa te jete e pershtatur per cdo pajisje
  • Te ndertojme nje strukture te kuptueshme dhe te ndare
  • Perdorimi i ngjyrave te jete ne nje grid dhe te jete konsistent ne te gjithe faqen
  • Organizimi i faqes te jete konsistent dhe te respektohen konceptet e dizenjimit
  • Duhet te kujdesemi qe ti kushtojme te njejten rendesi edhe aksesimit nga robotet.
  • Duhet te ndertojme nje faqe sa me te compresuar dhe me perdorim te ulet te js ne client side.
  • Duhet te kemi kujdes ne perzgjedhjen e domain, logo, ngjyra
  • Duhet te kujdesemi per krijimin e nderlidhjeve te brendshme
  • Duhet te bejme dizenjo inovatore, moderne dhe te pershtatshme per vizitorin
  • Nuk duhet harruar qellimi final, mundesia per te ber collect leads apo cookies per klientet tane potencial.

Cfare rekomandojme ne

Keshillat dhe principet qe duhet te ndiqen ne krijimin e nje webi jane te shumta. Ne rekomandojme per cdo biznes apo person qe deshiron te krijoje nje website te rishikoj ofertat dhe mbi te gjitha punimet qe ato kan ber. Nuk duhet te perqendrehomi vetem ne ndertimin e nje faqe te bukur, por ajo duhet te jete edhe funksionale e ti pergjigjet kerkesave te biznesit tone. Gjithmone perpara se te ndertoni nje website sigurohuni qe kompani qe po e ofron te kete njohuri mbi pritshmerite dhe nevojat tuaja.

Ne rekomandojme gjithmone qe nje website te jete i suksesshem duhet te ndertohet nga nje digital media agency, ne menyre qe te ndertohet per tu pershtatur me biznesin, klientet por edhe marketingun ne te ardhmen.