Vizioni jone!

Objektivi kryesor I vitit te pare eshte lancimi i biznesit, pozicionimi ne treg dhe forcimi i imazhit dhe markes se biznesit. Kjo do te arrihet duke punuar paralelisht ne fushen e marketingut, fushen operacionale si dhe ne krijimin e paketave te produkteve qe do te ofrojme tek klientet. Duke punuar paralelisht ne ofrimin e sherbimeve cilesore si dhe duke I promovuar keto sherbime do te arrijme qe te rrisim vizibiliteti e markes dhe njohjes se kompanise sone. Duke konsinderuar resurset qe ne kemi ne dispozicion syonojme te pozicionohemi si lider ne Graphic Design (Dizajn Grafik) si dhe sherbimet e Marketingut Online, apo te E-Marketing. Gjithashtu do te fokusohemi edhe aktivitete qe lidhen me krijimin e faqeve te internetit (duke pare kerkesen gjithnje e ne rritje) si dhe sherbime qe lidhen me te si mirembajtje rrjeti e gjithashtu hardware.  Duke patur parasysh se e ardhmja eshte e fokusuar gjithmone  e me shume online, do te fokusohemi vecanerisht ne kete fushe, per te qene prane bizneseve ne perpjekjet e tyre per te afirmuar market e tyre ne komunitetin interaktiv online. Gjithashtu per sa I perket freelancers synojme qe gjate 6 muajve  te para te kemi nje databaze prej 70 freelancers qe do te ofrojne sherbime ne fushat e specifikuara me siper ne kete dokument. Ne kete menyre do te rrisim mundesite e punesimit dhe zhvillimit per 70 te rinj qe do te punesohen duke ofruar sherbimet e tyre ne kliente nepermjet ZOMEG.