Kush jemi ne?

ZOMEG synon të pozicionohet si ndërmjetës mes ofruesve të shërbimeve në fushën e IT dhe kërkesës për këto shërbime nga biznesi apo individë.Veprimtaria e biznesit do të bazohet në punën dhe aftësitë e personave profesionistë në fushën e IT në Shqipëri dhe të gjithë trevat shqipfolësë, e cila do t’i ofrohet bizneseve apo personave të interesuar. Në këtë mënyrë ZOMEG synon të rregullojë një treg që aktualisht është abuziv dhe informal, ku shpesh herë pagesa e paguar nga bizneset nuk është në një nivel me cilësinë e punës së bërë dhe mundin e punës për atë shërbim që ata kanë marrë. Në këtë mënyrë ne do të punojmë për rritur mundësitë e punësimit dhe përmirësuar kushtet e punës për të gjithë profesionistët në IT dhe gjthashtu duke rregulluar dhe kërkesën. Nëpërmjet ZOMEG të gjithë ata individë apo kompani që do të dëshirojnë shërbime të IT do të mund t’I gjejnë ato në një vend të vetëm, me mundësi zgjedhje të opsioneve që I përshtaten më shumë kushteve të tyre, me çmime të përcaktuara dhe një strukturë të rregullt pune.

Besoj se suksesi i kesaj kompanie qendron ne faktin se ajo fokusohet ne piken kryesore te kurbes ekonomike: bashkimin mes ofertes dhe kerkeses ne nje vend te vetem, qe ofron strukture, formalizim, mundesi zgjedhje ne nje kohe te shkurter. Gjithashtu edhe segmenti qe ne do te fokusohemi jane kliente qe shpesh here nuk u serviret ajo qe ata kerkojne apo deshirojne per bizneset e tyre, pra kliente me kerkese te larte dhe me mungese oferte. Duke gjetur kete pike te perbashket mes ofertes dhe kerkeses ne mendojme se do te plotesojme nje boshllek nepermjet ofrimit te shebrimeve te nevojshme.

 

Duke punuar ne fushen e IT ne kemi perjetuar vete mangesite dhe sfidat qe ofron ky sektor ne Shqiperi, dhe me ate te ZOMEG do te perpiqemi pikerisht te rregullojme dhe te zgjidhim per te tjeret ato probleme qe ne kemi hasur vete.

 

Kemi kontakte te vazhdueshme dhe te forta me profesioniste te fushes se IT, qe jane dhe shtylla kryesore e ZOMEG, cka na mundeson krijimin e nje databaze me eksperte te fushes.

 

Jemi nje grup te rinjsh novatore dhe te apasionuar ne fushen e teknologjise, gjithmone ne dijeni te zhvillimeve te reja teknologjike ne bote, e me prirje per t’I sjelle ato ne te njejtin hap edhe ne Shqiperi. Kjo do te na pozicionoje ne menyre te favorshme ne nje fushe si IT ku ndjekja dhe aplikimi I trendeve te reja eshte nje prej tipareve thelbesore.

 

Gjithashtu organizimi dhe strukturimi i biznesit, ku gjithsecili punon me role dhe pergjegjesi te matshme dhe te mirepercaktuara eshte nje prej pikave te forta qe do te na mundesoje ofrimin e sherbimeve cilesore tek klienti.